La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e nëntë. Në 14:00 këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 0-1 të Gironës në transfertë kundër Cadiz. Në 16:15 Real Madridi fitoi në shtëpi 4-0 me Osasunën.
Në “Santiago Bernabeu”, për javën e nëntë në La Liga, Real Madridi nuk i diskutoi tri pikët, duke fituar 4-0 me Osasunën. Ndeshja u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë nga Bellingham, pas pasimit të Carvajal. Sërish Bellingham në minutën e 54 do shënonte golin e dytë dhe të qetësisë. Më pas Vinicius dhe Joselu shënuan për 4-0. Me këtë triumf, “Galaktikët” e Ancelottit marrin kreun e klasifikimit me 24 pikë, dy më shumë se Girona e vendit të dytë.