Real Madrid hedh sytë nga Milani. Objektivi i “Los Blancos” është Malick Thiaw, titullari i prapavijës së skuadrës që kryeson Serie A. 22-vjeçari po performon shumë mirë me kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli, teksa në muajin mars debutoi edhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Drejtuesit e Reali e pëlqejnë shumë Thiaw, për të cilin janë gati të ofrojnë 20 mln euro. Propozim që gjithsesi nuk pritet të pranohet nga klubi italian. Pasi Thiaw është i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e Milanit. Gjithsesi, te Reali nuk kanë ndërmend të nxitohen.

Sepse mbrojtësi gjerman është një nga objektivat e sezonit të ardhshëm. Dhe cilësohet si një nga zëvendësuesit perfekt të brazilianit Militao apo austriakut Alaba. Por arritja e marrëveshjes me drejtuesit e Milanit nuk do të jetë një mision i thjeshtë. Aq më tepër mbi bazën e 20 mln eurove.