Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, shoqëruar nga Anëtari i Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Ternova dhe Këshilltari i Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Alban Përmeti u pritën në një takim pune nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri e njohu Balla në lidhje me reformën që po ndërmeret së fundmi në fushën e prokurimit publik dhe i shprehu atij nevojën e ngritjes së kapaciteteve në këtë fushë të zyrtarëve të prokurimit publik, sipas dhe rekomandimeve të lëna për tu përmbushur nga raporti i fundit i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë drejtuar Komisionit të Prokurimit Publik.
Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla shprehu mbështetjen e tij për krijimin e mundësive që të kryhen trajnime të përbashkëta dhe me magjistrantët e rinj, duke theksuar nevojën që ka vendi për njohës sa më të kualifikuar në aspektin ligjor dhe administrativ të fushës së prokurimeve publike.
Ky takim u zhvillua në frymën pozitive të bashkëpunimit midis dy institucioneve në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e tryezave / seminareve / workshopeve të përbashkëta, me mbështetje dhe nga partnerët ndërkombëtar sa i përket fushës dhe procedurave të prokurimit publik.