Sivasspor fitoi 1-2 me Alanyaspor në transfertë, ndeshje kjo e vefshme për javën e 10-të në Superligën turke të futbollit. Tri pikët Sivasspor-it ia dha Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares.
Ky është goli i dytë për Rey Manaj në tetë ndeshjet e këtij sezoni, me shqiptarin që ka qëndruar gjatë jashtë për shkak të një lëndimi. Sivasspor merr kështu tri pikë me përmbysje, teksa pas golit të Aksoy, përmbysi me Kvet dhe Manaj në fundin e ndeshjes.