Rusia ka hedhur një tjetër hap përpara në kërcënimet bërthamore. Ushtria ruse ka qëlluar një seri raketash balistike për të përgatitur terrenin për një test nuklear në rast të një sulmi të jashtëm.

Prova u krye në Plesetsk, 800 kilometra në veri të Moskës. Presidenti Vladimir Putin, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Valeri Gerasimov e ndoqën atë nga kryeqyteti rus.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, Rusia e ka përdorur shpesh herë retorikën bërthamore, edhe pse doktrina e Kremlinit parashikon përdorimin e saj vetëm për vetëmbrojtje, nëse vendi përballet me një sulm që kërcënon ekzistencën e tij.

Gjithçka bëhet pas shfuqizimit që Dhoma Rajonale ruse i bëri ratifikimit të Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Nukleare. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer teste të tilla që prej vitit 1990.