Një prej pasurive të sekuestruara të Jamarbër Malltezit me vendim të GJKKO-së është vila në Gjirin e Lalzit.
Policia ka mbërritur në vilën në pronësi të Malltezit, për ta sekuestruar. Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.