Demi: Të lindurit në këtë shenjë janë dëgjues shumë të mirë. Ju mund t’u mbini në derë në çfarëdolloj ore dhe t’u flisni për çdo gjë që nga tradhëtia, tendencat e fundit të modës, niveli ekonomik në ishujt Filipine etj etj. Përveç se dëgjues shumë i mirë, Demi është gjithashtu shumë empatike dhe e duruar. Arrin të ruajë qetësinë në çdo moment, edhe atëherë kur gjërat duket se kanë prekur fundin.
Binjakët: Tashmë nuk na bën më përshtypje pavendosmëria e Binjakëve, por me siguri do të habiteni kur të merrni vesh se një ndër pikat e tyre më të forta është durimi. Pikërisht siç e lexoni, Binjakët janë të duruar dhe këtë nuk e luan topi. Në ndryshim nga shenja të tjera, të cilat duan t’i arrijnë gjërat me çdo kush, Binjakët e dinë rëndësinë e faktorit kohë dhe e respektojnë atë. Lum si ata!
Ujori: Kujt do ia kishte marrë mendja që një shenjë e tërhequr si Ujori, do të ishte në listën e 3 shenjave më të duruara të horoskopit. Jo vetëm kaq, është shenja më e duruar dhe e preferuara e dy planetëve të rëndësishëm, si Saturni dhe Urani që i japin një qetësi që çdokush e ka zili. Ujori nuk e humbet kurrë toruan, nuk lejon të përfshihet nga paniku dhe pavendosmëria.