1- Dashi

Shenja e Dashit është një prej shenjave më të forta të zodiakut. Njerëzit e kësaj shenje janë plot me energji dhe gjallëri dhe me një personalitet intensiv dhe aventuresk. Ata nuk kanë frikë nga asgjë, janë gjithmonë të gatshëm për të filluar sfida të reja dhe kanë një sjellje prej lideri, e cila u jep atyre siguri të madhe në vete. Zakonisht ata janë rebel dhe impulsiv, gjë që i bën të kenë zakonisht 1 ose 2 armiq. Ata nuk kanë frikë të ndajnë pikëpamjet e tyre në çdo çështje, janë mjaft kokëfortë dhe vështirë të binden.

2- Akrepi

Akrepët kanë një personalitet vërtetë të fortë, por janë gjithashtu të ndryshëm nga pjesa tjetër e zodiakut për intensitetin e tyre. Kjo është vëçanërisht e dukshme në një nivel emocional, ata nuk ndalen deri sa të arrijnë qëllimet e dëshiruara. Personat e lindur në shenjën e Akrepit në përgjithësi janë shumë kritikë dhe disi arrogant. Në dashuri ata kanë gjithashtu një karakter të fortë, janë shumë pasionant dhe të përfshirë tek partneri i tyre.

3- Gaforrja

Ndonëse ata janë të njohur për ndryshimet e tyre të papritura dhe të shpejta, njerëzit e kësaj shenje janë gjithashtu njerëz shumë të fortë dhe këmbëngulës. Në mënyrë të veçantë ata janë njerëz të sigurtë që besojnë në kompetencën e tyre, e cila i bën ata të zhvillojnë një personalitet ambicioz në punën dhe jetën e tyre sentimantale. Ata janë shumë kërkues me miqtë dhe partnerët dhe mburren me sinqeritetin, ndonëse mund të kenë lënduar ndjenjat e dikujt tjetër.

4- Luani

Do ta përfundojmë listën me një prej shenjave më të forta që është Luani. Tiparet e tyre më dalluese janë karakteri dominant, gjithmonë gati për të qenë drejtues, njerëzit e kësaj shenje janë lider të lindur. Ata nuk janë të frikësuar përballë fatkeqësive dhe llogarisin me një kapacitet të madh krijimin e planeve dhe stategjive për të arritur qëllimet e tyre. Forca është ajo që herë-pas-here i bën ata krenar, arrogant dhe kokëfortë.