Everaldo ka bërë në Love Island Albania një rrëfim shumë delikat të jetës së tij, nga emigrimi, aksidenti me makinë dhe sëmundja që për pak i mori jetën.

Everaldo: Kur kam qenë i vogël mbaj mend një fëmijëri të bukur, kohë të një Shqipërie që nuk është më. Në 1997 ne largohemi nga Shqipëria për një jetë më të mirë. Ne kemi provuar disa herë për t’u larguar, por na kanë kthyer. Unë dhe mamaja u nisëm për Durrës ku pësuam një aksident shumë të rëndë, nga ai moment donim më shumë që familja të ishte bashkë. Ne e provuam dhe njëherë të fundit për t’u larguar nga Shqipëria në këmbë. Në gjimnaz takoj disa djem që kërcenin stilin e baletit që pëlqej dhe filloj karrierën si balerin. Në 2012 unë sëmurem rëndë, më shpërthen një hemoragji e brendshme shumë e rëndë. Kur hapja sytë shikoja mamin dhe stafin e spitalit që provonin të më kthenin në jetë. Me muaj të tërë në spital, një kalvar vuajtjesh, kam provuar dhe për të bërë vetëvrasje. Nga viti 2013 shumë gjëra kanë ndryshuar, nis shpresa për të jetuar.

Historia e Everaldos i ka përlotur të gjithë dhe për këtë ka dy fjalë edhe Luana Vjollca. Ajo e ka quajtur Everaldo shembull për të gjithë të rinjtë dhe ka shtuar se një njeri pozitivë në jetë si Everaldo është bekim.

Pjesë nga biseda:

Luana: Aldo, jemi shumë krenar për ty, je një djalë shumë i fortë. Të falenderoj që e ndave me ne historinë, ke treguar që je fiks shembulli i dëshirës për ta dashur jetën dhe ke kaluar të gjitha sfidat dhe pengesat që fatkeqësisht i kemi në jetë.

Everaldo: Faleminderit.

Luana: Gjëja më e bukur që ti ke është fakti që në të gjithë rrugëtimin e Love Island Albania, unë kam parë një njeri që nuk do të shohin asnjë keq, që di vetëm të qeshin dhe mundohet që të gjithë të tjerët të qeshin. Një njeri pozitiv si ti afër vetes është bekim. Kush ka qenë afër teje në të gjitha këto sfida që ke kaluar?

Everaldo: Padiskutim që ka qenë familja.