Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO vendosi që si avokate kryesisht Valentina Todoreskun, pasi dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të zgjedhura nga shteti për të bërë mbrojtjen e Sali Berishës pas “shkarkimit” të Artan Simonit, kanë refuzuar për të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Në një reagim të tijin në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar zgjedhjen e avokates së re, ndërsa shkruan se sipas tij, gjykatësja ka goditur serish, ku pas avokatit “bisha”, i ka caktuar babait të tij si avokate mbrojtëse patronazhisten e kryeministrit Rama”.

“Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”, shkruan ai, a thua ia ka fajin shteti, që avokatët që paguhen nga vet Berisha, u larguan nga gjykata dhe e lanë atë pa përfaqësuar.