Mediet në Çeki kanë analizuar në detaj episodin e minutës të 38-të ku VAR-i dërgoi miqtë nga parasja në ferr. Mund të ishte aksioni i golit të barazimit, por rezultoi të ishte episodi që vendosi krejt takimin. Që prej atij momenti ekipi mik nuk mundi që ti bënte ballë formacionit të Silvinjos.
“Unë mendoj se nuk kemi prekje me dorë, por me shpatull. Mendoj se goli ishte i rregullt. Çitil mund të kishte goditur topin me kokë fare mirë, por preferoi që ta shtynte me shpatull”, analizon Martin Hiski në studio e CT Sport.
Në mbrojtje të Çitil del edhe mbrojtësi i Republikës Çeke, David Jurásek. “Mojma na tha se dërgoi topin në portë me shpatull, por arbitri e vlerësoi si prekje e topit me dorë. Por edhe nëse do të ishte kështu kartoni dytë i verdhë ishte i tepërt. Por të tilla gjëra ndodhin në futboll prnadaj duhet të kalojmë gjithçka dhe të fokusohemi në ndeshjet e radhës”, tha Jurásek.
“Shkova të flisja me arbitrin dhe më tha se e kishte vendosur VAR-i. Ai më shpjegoi se kishte vendosur kështu pasi mendonte se Çitil kishte prekur topin me dashje. Ai moment vrau ndeshjen”, tha Souček.