Pas telefonatës me nënën e Vangjelisë, zonjën Qazime përmes së cilës u sqarua se paratë nga kontrata e qiradhënies së tokës së tyre ndaj TAP, kanë shkuar për djalin e sëmurë, Safeti vijon të jetë i nxehur.

Gjatë lidhjes telefonike me vjehrrën në “Shihemi në Gjyq” ai iu kthye me fjalë të ashpra 80-vjeçares e madje i tha se po ndahej nga vajza e saj, Vangjelia. Shpërthimet e tij të vazhdueshme shkaktojnë një reagim të fortë nga ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani.

Eni Çobani: Tani, në daç mbaje, në daç lëre!

Eni Çobani: E ke ndarë, mirë e ke bërë se do shikoj unë ku do shkosh ti!

Safet: Le të rrijë atje, të vejë te e ëma, te i ati! (Shkund duart). Ka mbaruar puna!

Eni Çobani: Edhe çfarë bëre ti?

Eni Çobani: Po çfarë bëre me ato duart ashtu, çfarë bëre? Po prandaj ndahen dynjaja ore se s’mbahesh ti për burrë! S’mbahesh ti për burrë ore zotëri, nuk mbahesh për burrë!

Safet: Të ma hedhin mua ata, nuk ia pranoj!

Eni Çobani: Nuk mbahesh ti për burrë!

Safet: Ia hëngri asaj, jo mua!

Eni Çobani: Nuk mbahesh për burrë, kaq po them.