Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët në shesh për të mbështetur kombëtaren kuqezi. “ 12 Tetor – 12 orë FESTË

Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi!

Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe pse jo edhe FESTA E FITORES! Hyrja e lirë”, shkruan Veliaj.