Fitorja në kualifikueset e Europianit me Republikën Çeke dhe fitorja me Bullgarinë në miqësore kanë ndihmuar Shqipërinë që të ngjitet sërish në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja kuqezi ka fituar plot tre pozicione duke u ngjitur nga vendi i 62-të në të 59-tin, duke lënë pas përfaqësuese të njohura si Gana dhe Katari.
Sa i përket rivalëve, Polonia ka rënë në vendin e 30-të, Çekia vazhdon të qëndrojë në vendin e 37-të, Moldavia është ngjitur në vendin e 159-të, ndëersa Ishujt Faroe kanë rënë në vendin e 135-të.
Progres ka bërë dhe Kosova, që është ngjitur ne vendin e 105-të.
Sa i përket 5 vendeve të para nuk ka ndryshime, me Argjentinën që mban kryesimin, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Belgjika.