Shqiptarët në Mal të Zi janë bërë sot bashkë me dy parti pro-serbe në Mal të Zi, në një koalicion më Partinë Europa Tani.

Ajo që bie në sy, është që në koalicion me pro-serbët, pavarsisht se ata nuk janë në qeveri, janë edhe shqiptarët e Forumit Shqiptarë dhe Aleancës Shqiptare.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë pro serbo-ruse së Mandiqit që u zgjodh kryetar Kuvendi janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në politikën rajonale, Mandiq ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.
Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Pavarsisht fushatës që kanë bërë për të qenë mburojë nga Kisha Serbe, pavarsisht së shqiptarëve atje u premtuan luftë me të gjithë ata që janë në krah të Rusisë, pavarsisht se votat e tyre nuk duheshin për tu ndërtuar qeveria e re, sërish dy partitë e mëdha në Mal të Zi zgjodhën të bashkohen me pro-serbët.

SHBA dhe BE ishte poashtu kundër kësaj marrëveshje që e cilësuan si të rrezikshme, por sërish Gjeloshaj e Nimanbegu, vendosën pushtetin përpara aleatëve.

Ajo që mbetet të presim e të shohim është se sa do mundet kjo qeveri të rezistojë dhe se si do jetë qasja e SHBA e BE ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, që më herët kanë patur mbeshtëtjen maksimale.

Njëkohësisht, mesa duket ata kanë vepruar pa u konsuluar as më Tiranën e Prishtinën, që është poashtu një sinjal i keq ku pushteti prevalon mbi interesat e mëdha kombëtare./LEXO.AL