Dy baza amerikane u goditën me dron në Irakun perëndimor, duke lënë disa ushtarë të plagosur. Mediet e huaja raportojnë se disa anëtarë të forcave të koalicionit kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa tensionet rajonale u ndezën pas bombardimeve vdekjeprurëse të një spitali në Gaza. Sulmi vjen në një kohë kur ushtria izraelite njofton se ka vrarë dy përfaqësues të rëndësishëm të Hamasit, kreun e Byrosë Politike Abdel Aziz al-Rantisi dhe kreun e sigurisë kombëtare Jehad Mheisen.
“Dy drone goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor të përdorur nga forcat amerikane, ndërsa një dron goditi një bazë në Irakun verior”, tha një zyrtar amerikan për Associated Press. Forcat amerikane arritën të godisnin të tre dronët, duke shkatërruar vetëm dy dhe dëmtuar të tretën, gjë që rezultoi në lëndime të lehta midis ushtarëve të forcave të koalicionit në bazën perëndimore, tha Komanda Qendrore e SHBA të mërkurën. Vlen të theksohet se, më herët organizata terroriste e Hamasit pranoi se është duke mbajtur 203 izraelit si pengje, ndërsa numri i viktimave të konfliktit po shkon 3785; dhe 12,493 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes bilancit tragjik, numërohen 1,524 fëmijë të vdekur, 1,000 gra dhe 120 të moshuar.