Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka shprehur solidaritetin ambasadores së Izraelit në Tiranë, Galit Peleg pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më herët gjatë ditës duke lëshuar mijëra raketa në Izrael.
“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shprehet ministri Balla.