Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka folur para miqësoren me Bullgarinë, duke shpjeguar edhe mungesën e Armando Brojës në ndeshjen e fituar 3-0 disa ditë më parë kundër Çekisë.
“Armando Broja – Ajo që ndodhur me Brojën është e thjeshtë, vjen nga një lëndim i rëndë. Luajti pak te Chelsea para se të vinte këtu. Bëri kontroll te Chelsea, shkoi mirë.
Erdhi këtu edhe u stërvit, por kishte një dhimbje. Nuk ishte në gjendje për të luajtur, së bashku me klubin dhe lojtarin ramë dakord që ai të kthehej në Londër për t’u rikuperuar. Vetëm kaq ka ndodhur, asgjë tjetër”, tha Sylvinho.