Dr Ghassan Abu-Sittah ishte duke punuar në spitalin Al-Ahli të Gazës kur u trondit nga një shpërthim të martën mbrëma.
Kirurgu nga veriu i Londrës tha se tavani i sallës së operacionit “na ra” teksa po kryente një procedurë.
Dr Abu-Sittah i kishte thënë më herët BBC-së se kishte punuar çdo ditë deri në orën 1 të mëngjesit në kushte të rënda, me fëmijë që përbëjnë 40% të pacientëve që ai ka parë.
Ai shtoi se burimet po mbaronin shpejt, po ashtu edhe uji.
Ushtria izraelite mohoi përgjegjësinë për bombardimin e spitalit të Gazës, ku mbetën të vdekur 500 persona.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se bazuar në informacionin e inteligjencës, një raketë e dështuar e Xhihadit Islamik Palestinez shkaktoi shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës.