Lojtari i Realit të Madridit, Aurélien Tchouameni, ka reaguar në rrjetet sociale këtë të hënë për të sqaruar dëmtimin e tij, duke shfajësuar futbollistin e Barcelonës Gavi. “Nuk është faji i Gavit. U lëndova në fund të pjesës së parë”, ka shpjeguar mesfushori francez.

Gavi ishte një nga pikat kryesore të skuadrës së Barcelonës në humbjen ndaj skuadrës “Merengues” dhe loja e të riut spanjoll spikati falë përkushtimit të i tij në fushë. Lojtari i Blaugranas ka pasur gjithsej 19 duele në këtë ndeshje, duke i fituar 10 prej tyre.

Francezi u largua nga loja me një frakturë në metatarsalin e dytë të këmbës së majtë dhe mund të mbetet jashtë skuadrës së Ancelottit për rreth një muaj e gjysmë.