Astrologia e njohur Meri Shehu e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ka bërë parashikimin horoskopit për muajin tetor.
Në një parashikim të përgjithshëm për të gjitha shenjat e horoskopit, ajo shprehet se muaji tetor do jetë i vështirë, ku do bëhen disa ndryshime që nuk do të bazohen tek diplomacia, ekuilibri apo tek harmonia.
“Muaji tetor është një muaj i vështirë, udhëhiqet nga Peshorja, e cila ka të bëjë me diplomacinë, me balancat dhe harmoninë, por duke marrë parasysh që edhe në shtator edhe Marsi (planeti i luftës) ka qenë në Peshore dhe vazhdon të jetë , edhe këtë muaj do bëjë disa lidhje të vështira me Plutonin në Bricjap. Kjo do të thotë se, do bëhen disa ndryshime të cilat nuk e kanë bazën tek diplomacia, as tek ekuilibri, por do të bëhen sepse kështu duhet, ndoshta me dhunë, ndoshta me forcë, ndoshta me detyrim.
Pra do vijnë ndryshime që ndoshta ne nuk i kontrollojmë dot ose, që janë të detyruara për t’u bërë, bëhen me dhunë. Për këtë tetor e kemi humbur ekuilibrin e diplomacisë ose për ta thënë më mirë, po jap dorën dhe po bëj një marrëveshje se këtu gjërat po shkojnë mirë. Unë nuk e shikoj tetorin e Peshores, që përgjithësisht është edhe artistik dhe shumë i gëzueshëm, sepse udhëhiqet nga Afërdita. Duhet të jetë erotik, duhet të jetë me gusto, duhet të jetë me shije, e shikoj që ka më shumë tentativa që diplomacia të vishet me mburojë, me armaturë force.
Kemi lajme të mira në datën 14 tetor që kemi Hënën e Re në Peshore dhe aty do shikojmë çfarë ylberi do na ndrijë dhe sa ngjyra ylberi do të përdorim për të avancuar më tej, është edhe eklipsi diellor në të njëjtën kohë”, tregon astrologia.
Gjithashtu pas datës 9 tetor, Meri Shehu, shprehet se të gjitha shenjat do jenë më të rezervuara në aspektin e ndjenjave dhe çështjet e besimit apo ideve do të vihen në kundërshtim me njëra-tjetrën.
“Kemi dhe kalimin e Afërditës në shenjën e Virgjëreshës. Pas datës 9 mund të kemi një ofensivë erotike, dashurie dhe ata që janë shenja e zjarrit mund të marrin erotizëm, si Luanët, Shigjetarët, Dashët, por pas datës 9 Afërdita futet në shenjën e Virgjëreshës dhe do fillojmë përsëri të jemi shumë të rezervuar në aspektin e ndjenjave. Do jemi të detajuar, do shikojmë shumë se çfarë tha, si e tha, pse e tha dhe kjo ndoshta do na bëjë më të tërhequr, ndërkohë do përplaset Afërdita në kundërshtim me Saturnin në Peshk dhe ndoshta çështjet e besimit apo idetë do të vihen në kundërshtim me njëra-tjetrën, kështu që dashurinë dhe ekonominë e shikoj të rezervuar pas datës 10 për një periudhë një javore. Ne do shikojmë që puna do të marrë më shumë përparësi ose mendimi racional qoftë dhe në dashur”, shprehet Meri Shehu.