Tirana ka fituar “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë. Bardheblutë triumfuan minimalisht, falë një foli të shënuar nga Florent Hasani, në sekondat e fundit të ndeshjes.
Sa i përket ndeshjes, Tirana kishte dy raste të mira në pjesën e parë me Abazaj dhe Hasanin, ndërsa në të dytën, ishte Vllaznia që rrezikoi me Balajn, me gjuajtjen e sulmuesit që u ndal te shtylla.
Nga minuta e 88-të, shkodranët luajtën me një lojtar më pak, pasi Geralb Smajli u ndëshkua me karton të kuq.
Kur dukej se ndeshja do mbyllej barazim, erdhi edhe goli. Në minutën e 97-të, ishte Florent Hasani, i cili pas një inkursioni nga e majta futtë në zonë dhe ia del të shënojë, duke i dhënë fitoren në debutim trajnerit Ahmataj.
Kështu, Tirana ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e pestë me 9 pikë.