Policia e Tiranës vijon hetimet për ngjarjen e 12 tetorit, ku një lokali në afërsi të stadiumit “Selma Stermasi” iu vu flaka.
Së fundmi policia ka arritur të indentifikojë dhe të shpallë në kërkim një 41-vjeçar, i cili ka qenë bashkëpunëtor me shtetasin e arrestua, Klizjan Bajrami.
Këta dy shtetas hodhën lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt pagesës të kryer nga Redi Balla, i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Veprime të thelluara hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen e plotë të rrethanave të djegies së qëllimshme të një lokali.
Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Fire”, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të djegies së qëllimshme të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2023, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi 41 vjecar, në bashkëpunim me shtetasin e arrestuar më parë, kanë hedhur lëndë djegëse në tarracën e lokalit, kundrejt një pagese të kryer nga një shtetas, i cili është shpallur në Kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.