Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë turit në Lindjen e Mesme është ndalur në Egjipt, ku po zhvillon bisedime me presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi.
Më herët gjatë ditës së sotme Sunak u takua me amirin e Katarit në Arabinë Saudite si pjesë e turneut të tij në rajon. Një zëdhënëse e kryeministrit tha se prioriteti i Mbretërisë së Bashkuar është të fokusohet në hapjen e kalimit Rafah për ndihmë humanitare.
“Të gjithë liderët duhet të punojnë së bashku për të shmangur çdo përshkallëzim rajonal dhe për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë civilët në Gaza”, shkroi Sunak në platformën “X”.