SPAK ka arrestuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin. Ai u kap menjëherë pasi u kthye nga Mynihu, ndërsa mbi të rëndon akuza e pastrimit të produktit të veprës penale, thënë ndryshe ajo e pastrimit të parave.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë, aty ku sot ka ndërtesa shumëkatëshe
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.