Kingsli Koman u kritika së tepërmi në javët e para të ciklit aktual, aty ku loja e dobët dhe thatësira e golave rritën trysninë ndaj anësorit francez. Megjithatë, trajneri Tomas Tuhel i besoi edhe në vazhdimësi, e ku duket se në prezencat e fundit 28-vjeçari ka kapur ritmin, e përkthyer me gola.

Pas dopietës me Fraiburgun, Koman nuk është ndalur as kundër Maincit. Forma e mirë e transalpinit është pikasur edhe te gjigantët anglezë, si Liverpuli dhe Mançester Junajtidi.

“Reds”-at kërkojnë përforcime në linjat respektive të sulmit, ndërsa Ten Hag nuk i beson më Xhejdon Sanços, çka do të thotë se ekipet në fjalë do ta hedhin në “front” që në merkaton e janarit. Kontrata me Bajernin për Kingslin skadon në vitin 2027, teksa vlera në treg përkon me 65 mln euro./PANORAMASPORT.AL