Rusia nuk do të lejohet të luajë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U-17 këtë muaj, tha të martën organi evropian i futbollit UEFA. Kundërshtimi i gjerë nga federatat anëtare për të luajtur me Rusinë në çdo nivel të lojërave ndërkombëtare çoi në sprapsjen e UEFA-s në ndalimin e përgjithshëm të skuadrave ruse, vendim të cilin ajo ishte përpjekur në mënyrë të diskutueshme ta ndryshonte dy javë më parë.
UEFA kishte lehtësuar çuditërisht politikën e saj që të gjitha ekipet kombëtare dhe klube ruse të përjashtohen nga garat ndërkombëtare, e cila ka qenë në fuqi që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.
Organi i futbollit kishte përmendur rëndësinë e mos dënimit të fëmijëve për vendimet e qeverieve duke sugjeruar që ekipet ruse U17 mund të luanin në garat ndërkombëtare, por pa ngjyrat e tyre kombëtare, flamurin ose himnin.
Tanimë, pasi i lejuan dy javë më parë të merrnin pjesë në garat ndërkombëtare, UEFA ka ndryshuar vendimin duke mbajtur sërish pezull skuadrat ruse.