Nuk ka asgjë më të keqe se të blesh një smartphone krejt të ri e të kuptosh që pas shumë pak kohësh, mbase 1 ose 2 vite, bateria të mos mbajë fare.

Por si mund ta ndaloni që kjo të ndodhë?

Ka shumë këshilla dhe truke që qarkullojnë, por një prej tyre mund të jetë pak befasuese – sepse bie ndesh me atë që shumë prej nesh bëjnë.

Nëse dëshironi të zgjasni jetën e baterisë, nuk duhet të karikoni kurrë telefonin tuaj natën. “Shumica e telefonave inteligjentë të gjeneratës së re kërkojnë diku nga 30 minuta deri në dy orë për t’u ngarkuar plotësisht,” tha Ritesh Chugh, një profesor.

“Prandaj karikimi i telefonit tuaj gjatë natës nuk është vetëm i panevojshëm, por gjithashtu përshpejton plakjen e baterisë.”

Kjo ndodh sepse bateritë litium-jon që fuqizojnë telefonat inteligjentë modernë degradohen kimikisht si rezultat i modelit të karikimit, luhatjeve të temperaturës dhe orëve të përdorimit.

Në rastin e karikimit gjatë natës, kjo do të thotë se bateria juaj merr një fuqi që është katër herë më e madhe se sa duhet, sepse lihet në prizë për rreth gjashtë deri në tetë orë. Si fillim, kjo nuk është e mirë nga pikëpamja e sigurisë, megjithëse lajmi i mirë është se shumica e pajisjeve ndalojnë automatikisht karikimin kur bateria e tyre arrin 100 për qind për të parandaluar mbinxehjen e tyre.

Problemi, megjithatë, është se për shkak se aplikacionet funksionojnë në sfond gjatë gjithë natës, pajisja në mënyrë të pashmangshme vazhdon të bjerë në 99 për qind. Sa herë që ndodh kjo, telefoni fillon të rrisë përsëri baterinë e tij në një mënyrë të njohur si ‘karikimi i rrjedhshëm’. “Ngarkimi me rrjedhje mund të konsumojë baterinë me kalimin e kohës,” shpjegoi Chugh në një artikull në The Conversation.