Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi liderit turk, Recep Tayyip Erdogan me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë.
“Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”- shprehet Presidenti Begaj në këtë telegram.
Presidenti shprehet “besimplotë mbi të ardhmen e shkelqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve të cilët gjithashtu shënojnë sivjet 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike – shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs”. Presidenti i Republikës thekson se “Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal të zotit Erdogan dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme”.
“Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite”, shton ai.