Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, tha se dështimi i inteligjencës izraelite në mosparandalimin e sulmit të së shtunës mund të shpjegohet vetëm me dezinformimin e tyre.
Sipas tij, ekziston mundësia që shërbimet izraelite të jenë futur në kurth duke u furnizuar me informacione të pasaktë nga shërbimet palestineze të inteligjencës të infiltruar mes tyre, deri në realizimin e këtij plani.
“Ishte befasi dështimi i sigurisë së Izraelit pasi gjithë opinioni kishte opinionin se Mosad ka të infiltruar brenda Hamasit. Edhe pjesa tjetër që merrej me parandalimin e goditjeve nga ajri.
Më shumë se sa Mosad, më e madhe ishte propaganda, se mos të arrijë të parandalohet një organizim kaq i madh, që duhet të ketë marrë një kohë të gjatë.
Ajo që mund të them është që shërbimet e inteligjencës palestineze kanë infiltruar njerëz në brendësi të Mosad duke dhënë informacione të gabuara deri në realizmin e këtij plani. E vetmja gjë që mund të pranohet është që shërbimet e Izraelit janë dezinformuar”, tha eksperti për Euronews Albania.