Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në Washington DC për të marrë pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve të organizuar nga Bloomberg CityLab.
Ky Samit është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e Tiranës si një qytet që ka qenë pjesë e programit të Alumni dhe ka marrë grantet e Bloomberg Cities për inovacionin urban.
“Është kënaqësi të rikthehem pas një kohe të shkurtër në Uashington DC, për samitin e mrekullueshëm vjetor të kryebashkiakëve në Bloomberg CityLab.
Tirana është një alumni i grupit të parë të @BHcityleaders dhe përfitues i granteve të @BloombergCities për inovacionin urban”, thekson Veliaj. Kjo pjesëmarrje është edhe një rast për të prezantuar sukseset dhe projektet e inovacionit urban në Tiranë përpara komunitetit ndërkombëtar të kryebashkiakëve.
Great to be back briefly in Washington DC for the amazing annual Bloomberg @CityLab Mayors summit. Tirana is a first cohort alumni of the @BHcityleaders and recepient of @BloombergCities grants for urban innovation! 🇦🇱❤️🇺🇸 pic.twitter.com/X7weukU2sQ
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 19, 2023