Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit krijuan kaos sot në Kuvend. Në nisje të seancës plenare ata bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.

Ndërkohë, me kërkesë të deputetëve socialistë, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin e 23 prej tyre. Mazhoranca kishte kërkuar përjashtimin për 26, por vendimi është marrë për 23, duke shpëtuar kështu deputetja Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti dhe Qani Xhafaj.