Suksesi i Maratonës së Tiranës, e cila u bë një ftesë jo vetëm për bashkimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës por dhe një kartolinë ndërkombëtare, duket se nuk ka përmbushur gëzimin e të gjithëve. Përballë suksesit jo vetëm në aspektin sportiv të Kombëtares sonë, por edhe të qytetit të Tiranës në shumë fusha të tjera, drejtuesit e Vetëvendosjes kanë zgjedhur edhe në këtë rast të luajnë rolin e viktimës për shkak të kësaj ngjarjeje.
Në përpjekjen për të zvogëluar rëndësinë e Maratonës së Tiranës, e cila është një garë e certifikuar ndërkombëtare, Mimoza Kusari-Lila pretendon se garuesve nga Kosova nuk u është njohur përkatësia shtetërore. Megjithatë, kjo tentativë për të bërë propagandë politike është kthyer kundër saj, pasi gazetarët në Kosovë e kanë cilësuar këtë akuzë si shpifje.
Gazetari Lirim Mehmetaj i përgjigjet Kusarit në Facebook, duke e informuar atë se lista e publikuar është e një portal grek dhe jo lista zyrtare e Maratonës së Tiranës. Për të theksuar këtë fakt, Mehmetaj ka publikuar linkun zyrtar të Maratonës së Tiranës ku gjithçka është në rregull, përfshirë edhe emrat e garuesve nga Kosova. “A je në tokë të bukës oj zonjë? Kjo listë që e ke shpërnda ti është e një portal grek, nuk është lista zyrtare e Maratonës së Tiranës. A nuk po e sheh që në fund e ka “.gr”, që të tregon se është domain grek. Lista Zyrtare e Maratonës është krejt tjetër dhe aty janë vetëm emrat e atletëve dhe koha e arritur. 30 sekonda kërkim në internet dhe e gjen. Mo more kështu se ke pozitë të larte shtetërore. Qe lista e Maratonës: https://tiranamarathon.com/…/Tirana-Marathon-2022…“, shkruan Mehmetaj.
Home Lajme Aktualitet Vetëvendosja viktimizohet dhe për Maratonën e Tiranës, gazetari nga Kosova nxjerr blof...