Liverpool fitoi 2-0 kundër Royale Union për grupin E në Europa League. Në “Anfield Road” golat u shënuan nga Gravenberch në minutën e 44 dhe Diego Jota në minutën e 90+2. Me gjashtë pikë, Liverpool kryeson grupin, ndjekur nga Touluse me katër, Royale me një dhe LASK me zero pikë.

Roma fitoi 4-0 me Servette për raundin e dytë në grupin G të Europa League. Në “Olimpico” dhe me Mourinhon të pezulluar, vendasit nuk e vendosën në diskutim fitoren. Lukaku në minutën 21, Belotti në minutat 46 dhe 59-të si edhe Pellegrini në minutën 52 shënuan për romanët. Me këtë sukses, Roma dhe Slavia e Pragës kryesojnë grupin me gjashtë pikë, teksa Servette dhe Sherif kanë zero pikë.