Emocione dhe shtatë gola në “Arenën e Demave”. Partizani fitoi 4-3 kundër Kukësit për javën e tetë në Superligë. Dueli ishte i luftuar, me ndeshjen që u zhbllokua shpejt. Pas vetëm dy minuash, Cara kaloi në epërsi të kuqtë, ndërsa Bintsouka në të 5 minutë shënoi për 2-0.

Duhej Salam Gbolahan në të 25 minutë që Kukësi të rihapte gjithçka, para se Bontsouka të shënonte dopietë dhe të dërgonte shifrat në 3-1 për Partizanin në fundin e pjesës së parë. Bytyçi shënoi autogol te Partizani, me ndeshjen që u ndez për pjesën e mbetur. Sërish Bintsouka në të 57 minutë shënoi për Partizanin, teksa sulmuesi gjeti tripletën personale. Sfida “u vulos” 4-3 në minutën e 73, kur Hasaj shënoi për verilindorët. Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 11 pikëve për vendin e pestë. Kukësi me shtatë pikë mban vendin e fundit.

stë. Kukësi me shtatë pikë mban vendin e fundit.