IKMT dhe Policia e Shtetit nisën këtë të hënë aksionin në kompleksin Rolling Hills në Tiranë për shembjen e disa objekteve pa leje.
Bëhet fjalë për 2 shtesa pa leje nga organet përkatëse në 2 vila në Rolling Hills. Gjatë aksionit mësohet se nuk janë hasur problematika.
Në vazhdim pritet që IKMT, me mbështetje të Policisë së Shtetit të ndërhyjnë edhe në kompleksin Valamar në Durrës, pasi edhe aty mësohet se janë konstatuar objekte ndërtim pa leje.