Në “Estadio do Dragao” në Porto, Portugalia vendase fitoi 3-2 kundër Sllovakisë dhe merr biletën për në finalet e Europianit 2024. Për ndeshjen e grupit J, te luzitanët shënuan Ramos në minutën e 18-të dhe Cristiano Ronaldo me dopietë në minutat 29-të dhe 72. Pas dy golave të shënuar, Ronaldo bëhet lojtari me më shumë gola (72), të shënuar pas moshës 30-vjeçare.
Sa për kronikë, golat e Hancko dhe Lobotka nuk iu shërbyen miqve. Me 21 pikë të plota pas shtatë ndeshjeve, Portugalia merr biletën për të kaluar në fazën finale të Euro 2024, teksa Sllovakia qëndron e dyta me 13 pikë.