Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka qenë në Itali në një udhëtim prej tre ditësh, ku pati mundësinë të takohej edhe me arbëreshët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Begaj ka ndarë momentet më të veçanta nga takimi me arbëreshët në Kalabri, ku shprehet se këto momente lënë gjurmë të jashtëzakonshme në jetën e njeriut.

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua. I nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore. Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar”, shkruan presidenti Begaj.