Minjstrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës në SHBA ka takuar ish-ambasoren Yuri Kim në DASH, e cila mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarjes kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.
Në një postim në rrjetet sociale Spiropali shkruan:
“📍Departamenti i Shtetit, Washington D.C –
Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë.
#krahpërkrah🇦🇱🤝🇺🇸”