Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqeblu pa u mbushur as 24 orë nga ndërprerja e bashkëpunimit me Migen Memellin, trajneri që drejtoi skuadrwn nga fillimi i sezonit.

54-vjeçari vjen pas një eksperience të suksesshme te Shkëndija e Tetovës ku ka fituar 5 trofe: tre tituj kampion, një Kupë dhe një Superkupë.

NJOFTIMI

Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit tê parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani.

Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkêndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe.

Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendêstrajnerit.

Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!