Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët pasi vodhën një automjet, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato. Përgjegjësit e vjedhjes së mjetit tip “Benz” janë 19-vjeçari R.N., 46-vjeçari E.N. dhe 43-vjeçari G.N.
Policia zbuloi nga pamjet filmike se automjeti tip “Benz” ishte grabitur ne zonën e Yrshekut në Tiranë më datën 9 tetor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.