Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Tirana, në vigjilje të Samiitit të Procesit të Berlinit u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut.
Ajo ka thënë se dialogu i Brukselit është rruga e vetme që duhet ndjekur, njofton KlanKosova.tv. “Marrëveshja e Ohrit, ajo që është arritur në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtim ndërmjet dialogut të BE-së”.
“Është shumë me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre. Vendi i duhur për pajtim është dialogu sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen”.