Ministrat e Brendshëm të BE-së zhvilluan një drekë pune, para Këshillit të Punëve të Brendshme në Luksemburg, të cilët u fokusuan tërësisht në antiterrorizmin.
Ata diskutuan edhe se si të luftonin emigracionin e paligjshëm për të siguruar që të mos ndodhin më ngjarje të tilla si ajo e fundit.
“Ne diskutuam shkëmbimin e informacionit midis agjencive tona të inteligjencës dhe si të luftojmë emigracionin e paligjshëm për të siguruar që ngjarje si ato të ditëve të fundit të mos ndodhin më,” tha ministrja e Brendshme Annelies Verlinden .
Një ngjarje e rëndë goditi Brukselin më 16 tetor ku fatkeqësisht humbën jetën dy tifozë të Suedisë, të cilët kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës. Autori Abdesalem Lassoued, 45-vjeçari me origjinë nga Tunizia i cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht, u qëllua për vdekje.