Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.
NJOFTIMI PER MEDIAT:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Më datë 30.05.2020 rreth orës 21:40, në Lac, në Hotelin “A&A”, të ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Lac, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale B. L (H) i cili ka ndërruar jetë menjëherë si dhe shtetasi me iniciale P.Gj (M), në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe njëri prej autorëve të veprës penale, të akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.L dhe I. L (Xh).
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E. L, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale I. L (Xh), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 të Kodit Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:
1.Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.
2. Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.
3. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa “dh” e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.
4. Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit I. L (Xh), për kryerjen e vëprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.
6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë nga:
– I pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.
– Si dhe i pandehuri me iniciale I. L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.
Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 – 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
– Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj