Kjo e martë ishte një ditë vendimtare për futbollin në Britaninë e Madhe, Itali dhe Turqi. Në Nyon të Zvicrës u përcaktuan fituesit për organizmin e Euro 2028 dhe 2032. Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi që Britania e Madhe dhe Irlanda të organizojnë Europianin 2028, ndërsa Euro 2032 do zhvillohet në Itali dhe Turqi.

Në të dyja rastet, rezultati ishte praktikisht i sigurt, duke qenë se kandidaturat ishin unike. Për vitin 2028 fitoi ajo e Anglisë, Irlandës së Veriut, Irlandës, Skocisë dhe Uellsit, ndërsa për vitin 2032 ai i përbashkët Itali-Turqi.

Duke qenë të vetëm në garë dhe të sigurt për të marrë organzimin, në Itali ky lajm është i mirëseardhur, pasi do jenë disa stadiume që do rinovohen ose do ndërtohen nga e para, gjë kjo që kërkohej prej vitesh.

Delegacioni italian në selinë e UEFA-s u udhëhoq nga Presidenti i Federatës dhe njëherazi zëvendëspresidenti i UEFA-s Gabriele Gravina, teksa përfshinte Sekretarin e Përgjithshëm Marco Brunelli, menaxherin e projektit Euro 2032 Antonio Talarico dhe të gjithë ekipin që punoi për dosjen.

Për Turqinë, me Presidentin e Federatës Turke të Futbollit (TFF) Mehmet Büyükekşi, ishte Sekretari i Përgjithshëm Kadir Kardaş dhe nënkryetari Mustafa Eröğüt.

Për paraqitjen e dosjes në Ekzekutivin e UEFA-s, FIGC kishte vendosur dy Ambasadorë të veçantë. Kreun e delegacionit të ekipit kombëtar dhe rekordmenin për paraqitjet me të kaltrit, Gianluigi Buffon edhe gazetaren dhe prezantuesen televizive Ilaria D’Amico. Ambasador i Turqisë për Euro 2024 do të jetë Volkan Demirel, ish-portieri i kombëtares turke (66 paraqitje mes viteve 2004 dhe 2014).

Tanimë Komiteti Ekzekutiv në UEFA vendosi që Britania e Madhe dhe Irlanda të organizojnë Europianin 2028, ndërsa Euro 2032 do zhvillohet në Itali dhe Turqi.