Kanë kaluar plot dy vite prej ndarjes së parakohshme nga jeta të Hueyda el Saied.
Vdekja e saj trishtoi miqtë, kolegët dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.
Në këtë ditë të vështirë për të, Thierry e ka kujtuar në mënyrën më të bukur, duke ndarë një video me momentet e saj më të bukura artistike, por edhe familjare.
Nën ritmet e “Interstellar” nga kompozitori i njohur gjerman Hans Zimmer, ata kanë zgjedhur të rikujtojnë të shtrenjtën e tyre e cila i dha aq shumë skenës këtu në Tokë, kurse tani vazhdon të kërcejë në qiell me engjëjt dhe yjet.