Të paturit kolegët e punës në rrjetet tuaja sociale, mund të jetë aq negative sa edhe pozitive.

Ndërkohë që ju mund të krijoni miqësi me ta në atë mënyrë, mund të hasni edhe disa problematika. Më poshtë po ju listojmë të mirat dhe të këqijat e të paturit kolegët në rrjetet tuaja sociale.

Njiheni me njëri-tjetrin

Tashmë ne shfaqim një pjesë të konsiderueshme të karakterit në rrjete sociale me anë të postimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë ju mund të shfaqni më shumë nga vetja, si edhe të mësoni më tepër për kolegët tuaj. Kjo është diçka pozitive padiskutim.

Njiheni më shumë seç duhet
Kur kalohet masa e duhur, fillojnë problemet. Kështu për shembull është diçka mjaft e mirë të njiheni me njëri-tjetrin, por mund të rezultojë negative nëse njiheni më shumë seç duhet. Në rast se ju keni një profil më serioz në punë, dhe më gazmor në rrjete sociale, miksimi i të dyjave mund të shkaktojë keqkuptime.
Bëni batuta me njëri-tjetrin
Ju mund të bëni batuta interesante dhe gazmore me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Ju ndoshta qeshni me të njëjtat gjëra dhe i çoni postime gazmore kolegut tuaj, duke hedhur kështu bazat për një raport të mirë, ku të dy ju argëtoheni.