Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, ylli televiziv Sofia Vergara nuk njeh moshë me fytyrën dhe format e saj përfekte trupore.
Megjithatë të shumtë janë fansat që mendojnë se të gjithë këtë bukuri ajo e ka falë ndërhyrjeve estetike.
Së fundmi gjatë një interviste për revistën “Glamur”, 51-vjeçarja i ka mohuar të gjitha këto pretendime duke thënë se pesonat që komentojnë janë xhelozë.
“Zgjedh të shmang leximin e komenteve dhe e dini pse? Sepse zakonisht ata që komentojnë janë persona që janë në humor të keq, të depresionuar apo xhelozë. Në fillim të viteve 90’ u ndërgjegjësova për rëndësinë e kremit të diellit në procesin kundër plakjes.
Nuk jam kujdesur sa duhet për veten duke patur parasysh se kam jetuar në një vend të ngrohtë si Kolumbia ku ka diell për gjatë gjithë vitit.”– tha bukuroshja.
Nga ana tjetër ajo nuk la pa përmendur as ndarjen me ish-bashkëshortin e saj Joe Manganiello.
“Ka qenë shumë interesante për mua. Shumë ndryshime, shumë gjera të mira dhe të çmendura, por edhe të këqija. Gjithçka ndodh. E dini, është ajo që e bën jetën kaq argëtuese dhe interesante”– u shpreh Vergara.
Ndërsa shtoi: “Ka gjithmonë kohë për më shumë gjëra të mira.”