Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm.
Nga përplasja mes tre automjeteve, makina luksoze tip “Audi” ka përfunduar mbi trafikndarësen e betonit në autostradë në zonën e Kasharit.
Në aksident është përfshirë edhe një “Range Rover” dhe një “Benz”.
Shkak për aksidentin e trefishtë dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.