Valon Arifi aktivist politikë nga Presheva duke parë situatën aktuale dhe ndasit mes partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës edhe pas insistimeve të Kryeministit të Rëpublikës së Kosovës Albin Kurti për unifikimin e spektrit politikë atje për zgjedhjet parlamentare serbe të 17 Dhjetorit, ka kërkuar publikisht ndihmën e të parit të Bashkise së Tiranës për një takim të përbashkër drejt unifikimit të tyre.

“Kryebashkiaku Veliaj ka qenë dhe ngelet ndër të paktit lider politikë në trevat shqiptare që ështe konsistent dhe jo përqarës andaj mendojnqë ngelet i vetmi akter që tashmë mundë ta bashkoj shqiptarët e Luginës” ka theksuar Arifi.

Ndër të tjera Arifi ka shtuar: “Veliaj është qytetar nderi i Preshevës i përkrahur unanimisht nga i gjithë spektri politikë në Luginë, andaj mendoj se është momenti duher që ditët në vijim Veliaj të angazhohet për rë mirën e përbashkët të qytetarëve shqiptar në Serbi” ka përfunduar Arifi.

Tentimet e Kryeministrit Kurti duket se kanë dështuat për krijimin e një liste te përbashkët shqiptare në Luginë, andaj shqiptaret e Luginës kane kthyer kërkesat drejt Tiranës.